Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, kujt duhet t'i besojmë Ramës apo Ballukut?

Shqipëria

Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, kujt duhet t'i besojmë Ramës apo Ballukut?

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:32
Edi Rama, Belinda Balluku

Kohëzgjatja e ndërtimit të Aeroportit të Kukësit mbetet ende një dilemë pasi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë inspektimin në nisjen e punimeve tha një afat të ndryshëm nga premtimi i kryeministrit.

Edi Rama: Sa do të zgjasë puna?

Belinda Balluku: 24 muaj.

Deklarata për dyfishimin e kohës së përfundimit të punimeve vjen pa kaluar ende 24 orë nga premtimi i Ramës. I gjendur në vështirësi Kryeministri i kërkoi firmës që punimet të mbaronin më shpejt.

Përveç ministres së tij, Ramës i ka dalë kundër edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, i cili një ditë më parë i kërkoi që të bëjë publike lejen për ndërtimin e Aeroportit.


Dje kryeministri tha se aeroporti do te ndertohej brenda 12 muajsh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat