PD: Qeveria, Policia, Prokuroria dhe SHISH janë pro krimit

Shqipëria

PD: Qeveria, Policia, Prokuroria dhe SHISH janë pro krimit

Më: 6 prill 2019 Në ora: 15:08
Edmond Spaho:

Edhe në fundjavë selia blu vijon akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve të shtetit për çështjen "Babale". Edmond Spaho ka akuzuar qeverinë, prokurorinë, policinë e shtetit dhe SHISH si pjesë e bashkëpunimit të fabrikimit shtetëror të të dëshmitarit të rremë, Fredi Alizoti.

Spaho u shpreh se Kryeministri Rama ka zëvendesëuar shtetin ligjor  me një sistem kriminal. Provë e këtij bashkëpunimi sipas tij janë emërimet e reja në policinë e Fierit.

Qytetarët kanë dëgjuar sesi drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë paguar para në dorë aktorit të qeverisë, Fredi Alizoti, i dënuar më parë për trafik droge, në mënyrë që të gënjente se ishte ai dhe jo Agron Xhafaj që koordinonte trafikun e drogës nga Vlora.   

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.   

Edmond Spaho: "Një javë pas publikimit të këtij skandali mafioz çdo shqiptar e ka kuptuar se i përfshirë drejtpërdrejt është vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë. Është përfshirja e vetë Edi Ramës në këtë aferë mafioze arsyeja se pse një javë pas publikimit të përgjimeve zyrtare ai nuk ka gjetur guximin as të distancohet e jo më të dënojë këtë akt mafioz e të kërkojë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të.  Është përfshirja e drejtpërdrejtë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, arsyeja pse askush prej tyre nuk kanë gjetur guximin të distancohen e jo më të dënojnë këtë akt mafioz e të kërkojnë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të. 

PD kërkoi mbështetjen e qytetarëve që ta rrëzojnë sa më shpejt Edi Ramën nga qeveria për të vendosur një shtet të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat