“Rama s’mund të jesh më kryeministri i një populli që të urren”

Shqipëria

“Rama s’mund të jesh më kryeministri i një populli që të urren”

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:59
Edi Rama

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka një këshillë për Ramën pas vizitës së këtij të fundit në Kukës.

Ai shkruan se një njeri normal do të reflektonte për situatën ku ndodhet vendi, por jo Rama.

Sipas tij Rama i veshur me antiplumb, mblodhi me detyrim administratën deri tek nxënësit në Kukës, për të zbrazur urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren.

Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.

Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon.

Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale.

Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin…”, shkruan Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat