Durrës, sensibilizim mbi rëndësinë e aktivitetit fizik

Shqipëria

Durrës, sensibilizim mbi rëndësinë e aktivitetit fizik

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në kuadër të ditës Botërore të Promovimit të Aktivitetit Fizik, Sektori i Stilit të Jetës, në Departamentin e Promocionit ISHP, në bashkëpunim me stafin e Promocionit dhe Edukimit Shëndetësor te DSHP-së Durrës, organizuan një aktivitet sensibilizues në gjimnazin jo publik “Rilindja” të qytetit të Durrësit në bashkëpunim me drejtorinë, stafin pedagogjik  dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve mbi rëndësinë e një jete aktive nëpërmjet vënies në lëvizje të trupit ku përfshihen sportet e ndryshme ecja, çiklizmi, noti etj.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e palestrës dhe oborrit të shkollës duke e bërë këtë takim akoma më interaktiv dhe gjithëpërfshirës për nxënësit të cilët në mënyrë demonstrative organizuan lojëra të ndryshme.

Në fund të aktivitetit u shpërndanë disa fletëpalosje dhe broshura me këshilla dhe informacione mbi rëndësinë e aktivitetit fizik te moshat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat