Kryemadhi me fermerët e Cërrikut: Qeveria ju ka harruar, subvencionet janë 0

Shqipëria

Kryemadhi me fermerët e Cërrikut: Qeveria ju ka harruar, subvencionet janë 0

Më: 7 prill 2019 Në ora: 12:56
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut.

Sipas saj, nuk duhet harruar që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari.

Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre. Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve.

Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë 0. Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.

Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat