Basha: Shkolla tek ambientet e UBT-së një lojë, Erion Veliaj kërkon të bëjë pallate 10 katëshe!

Shqipëria

Basha: Shkolla tek ambientet e UBT-së një lojë, Erion Veliaj kërkon të bëjë pallate 10 katëshe!

Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:55
Lideri i opozitës Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Veliaj, se ai është përsoni përgjegjës që fshihet pas orvatjes për të shkatërruar fidanishten e Universitetit Bujqësor, atje ku është parashikuar të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë të Luzit të Vogël, kryetari i PD-së tha se Veliaj nuk e ka “hallin” tek shkolla, pasi ajo është vetëm loja politike që është bërë për të fshehur faktin se kryebashkiaku planifikon të bëjë pallate 10 katëshe në zonën përreth.

 “Në vend që të fuqizohet, i vetmi universitet bujqësor që ka vendi, në vend që të fuqizohen fakultetet e tij, veterinaria, agrobiznesi, ça bëjnë, shkojnë dhe për të vjedhë tokat e pronarëve aty – e keni pa çfarë bëhet apo jo – duan t’i marrin fidanishten dhe duan të prishin projektin e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shikoni çfarë banditësh kemi në krye.

Nuk mjaftohen që u kapën duke vjedhur tek Unaza e Re, nuk mjaftohen që u kapën duke prishë rrjedhën e Lanës, që ai trafikanti i drogës të ndërtonte 60 milionë euro pallate, por tani duan të prishin Universitetin.

Do ndërtoheshin aty dy fakultete të reja, por shkon ky sejmeni i Edi Ramës, i lavatriçes së pastrimit të parave të pisëta, Erion Veliaj, dhe thotë: do ta marr unë këtë tokën. 200-300 metra më andej, po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet edhe shkolla, edhe të mos cënohet plani i universitetit, masterplan që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë.

Por jo. Sepse plani nuk është për shkollë. Puna e shkollës ishte loja. Ai do të bëjë shkollën aty, që pastaj, në gjithë pjesën tjetër, të ndërtojë pallate 10-katëshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar, Universitetin Bujqësor të Kamzës” – tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat