Babai yt i ka hequr kallot Enver Hoxhës! Shkëlzen Berisha çon në gjyq nusen e nipit të ish-diktatorit - Bota Sot
Babai yt i ka hequr kallot Enver Hoxhës! Shkëlzen Berisha çon në gjyq nusen e nipit të ish-diktatorit

Shqipëria

Babai yt i ka hequr kallot Enver Hoxhës! Shkëlzen Berisha çon në gjyq nusen e nipit të ish-diktatorit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:36
Ermal Hoxha dhe Rrezarta Shkurta

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila është gruaja e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhës.

E gjitha përplasja lindi nga një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha, dje në Facebook, i cili shkruante për Ermal Hoxhën: "Për 20 kilogramë kokainë bëri vetëm 3 vjet burg", duke ju referuar laboratorit të përpunimit të kokainës në XIbrakë, vepër për të cilën Ermal Hoxha bëri burg dhe tashmë prej pak kohësh është i lirë.

Rezarta Shkurta ju kthye ashpër Berishës, duke i përmendur djalin e tij, Shkëlzenin. ‘Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg’, shkruan Rezarta në foton ku ka bërë tagg edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishën.

Image

Sot, Shkëlzen Berisha ka bërë një reagim në Facebook, duke thënë se Rezarta Shkurta do të përballet me gjykatën.

"Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të "kënduar" para gjykatës, do e ketë partnerja e trafikantit të drogës", shkruan ai.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...