Manjani: Një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje

Shqipëria

Manjani: Një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:43
Ylli Manjani

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, zgjidhja e krizës politike që për të ka vënë në rrezik demokracinë, zgjidhet nga vetë politike. Për të, një mocion mosbesimi nga Kryeministri Edi Rama, e çon vendin në zgjedhje të parakohshme. Për të kjo ëshët zgjidhja që nuk kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar.

”Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik”,-shkruan Manjani.

Nga ana tjetër, për të zgjedhjet lokale nuk mund të mbahen në qershor, ndaj propozon që zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, të mbahen në vjeshtë. ”E vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen”.

Postimi i plotë

Ende shpresoj që kriza jonë politike, që ka vënë seriozisht në rrezik demokracinë, të zgjidhet nga vetë ne. Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës.

Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh. Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik.

E vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen. Vetëm për kaq nuk mendoj se ka nevojë për cirk ndërkombëtar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat