Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në banesën e shtetasit Isuf Çela 65 vjeç, në zonën e SMT-së.
Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Ata kanë hyrë në banesën e 65-vjeçarit duke i marrë një sasi parash, por ende nuk dihet shuma.
Çela ka një biznes privat për rregullimin e elektorshtëpikave.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.