Aleanca e Këshilltareve apel KQZ dhe partive politike: Të zbatohen kuotat gjinore

Shqipëria

Aleanca e Këshilltareve apel KQZ dhe partive politike: Të zbatohen kuotat gjinore

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:40
Klodeta Dibra

Aleanca Kombëtare e Këshilltareve apelon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë politike që të respektojnë kuotat gjinore. Në nisjen e procesit të administrimit të zgjedhjeve ndër të tjera kërkohet kërkon që në të paktën 50 për qind të listave të renditet një grua në krye.

Pavarësisht situatës jo të qetë politike, ku opozita shprehet se nuk do të hyjë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie transitore, Aleanca Kombëtare e Këshilltareve apelon për respektimin e kuotave gjinore.

Në një deklaratë për mediat, Aleanca i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë zbatimin e kuotës gjinore 50% në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Klodeta Dibra:  Nga partitë politike të zbatohet kuota gjinore në listat e kandidatëve në nivel vendor, duke vendosur një grua të parën në jo më pak se 50% të listave të kandidatëve. Aleanca shpreh pakënaqësi për moszbatimin e ligjit për barazinë gjinore që garanton përfaqësimi në masën mbi 30% në zgjedhjen e grave si kryetare të këshillave bashkiakë.

Nga 32 bashkitë që përfaqëson kjo aleancë rezulton se 60% e këshilltareve janë gra. listat e kandidatëve për votimet e 30 qershorit duhet të dorëzohen në KQZ brenda datës 13 maj prej partive që do të bëhen pjesë e procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat