Investimet në arsim, 88.6 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës në Patos

Shqipëria

Investimet në arsim, 88.6 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës në Patos

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Me një vlerë investimi 88.6 milionë lekë nga qeveria shqiptare, shkolla “Mustafa Matohiti” në Patos do t’i nënshtrohet rikonstruksionit total për të garantuar kushte më të mira për nxënësit.

Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima informoi sot se “punimet në këtë shkollë do të nisin së shpejti”.

“Java nis me një lajm të mirë për nxënës, mësues dhe prindër të shkollës “Mustafa Matohiti” në Bashkinë Patos. Është miratuar tashmë nga qeveria shqiptare fondi për rikonstruksionin total të kësaj shkolle , një investim i rëndësishëm dhe në shërbim të komunitetit”, tha Dhima.

Falë ndërhyrjes që pritet të nisë shumë shpejt, sipas Dhimës, shkolla “Mustafa Matohiti” do të ketë një tjetër pamje, e ndërsa edhe funksioni i saj do të jetë shumë herë më i mirë e me standarde bashkëkohore.

“Prioritetet i qeverisë shqiptare në këto vite qeverisje ka qenë dhe mbetet përmirësimi i ambienteve të institucioneve arsimore, me qëllimin e vetëm, sigurimin e standardeve urbane dhe ambienteve bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit. E gjithë vëmendja jonë është tek nxënësit, tek brezi i ri, tek e ardhmja e këtij vendi”, tha Dhima./ atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat