Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Kryetarit të PS-së në Pogradec, i vendosin eksploziv

Shqipëria

Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Kryetarit të PS-së në Pogradec, i vendosin eksploziv

Më: 8 prill 2019 Në ora: 23:12
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari ku thuhet se kryetarit të Partisë Socialiste të Pogradecit, Bledi Çomo, i është vendosur eksploziv në lokalin e tij.

Berisha e ka publikuar këtë mesazh në llogarinë e tij në Facebook këtë mbrëmje.

Sipas mesazhit të qytetarit kjo ngjarje është mbajtur e fshehur nga Policia, ndërsa ka ndodhur në fund të muajit mars.

Më tej në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet se në procesverbalin policor është shkruajtur se i ka “plasur” sahati i korentit.

“Më datë 29 mars ose më 28, kryetarit të Partise Socialiste, Bledi Como, Pogradec i ka plasur eksploziv në lokal dhe policia ka fshehur ngjarjen se është kryetar i Rilindjes dhe mik i Fatmir Xhafës, se ka qenë sekretar i tij kur Fatmiri ishte deputet i Pogradecit, procesbervali policor është shkrojtur sikur i plasi sahati korenti”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat