Cakaj: 350 persona mbajnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin

Shqipëria

Cakaj: 350 persona mbajnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin

Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:52
Gent Cakaj

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka kërkuar dorëzimin e pasaportave diplomatike për 350 persona. Sipas tij këto pasaporta janë në kundërshtim me ligjin.

Cakaj: Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e fuqishme evropiane. Kjo nuk është një krahasim për qëllime stilistike, por ky është një fakt.

Në shkelje flagrante edhe të këtij kuadri ligjor dhe admistrativ sot në Shqipëri ka më shumë se 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike në shpërputhje me ligjin, që hyjnë e dalin si personalitete  me status të veçantë. Deputetë të mandateve të kaluara, gjykatës që nuk e kanë kaluar vettingun, deri tek shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri. 

I ftoj publikisht të gjithë të bëjnë dorëzimin e pasaportave diplomatike, sepse pasaporta e tyre diplomatike do të bllokohet dhe do të shpallet e pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat