Grabitja e Rinasit përplas sekretarin e PD me ministrin Lleshaj

Shqipëria

Grabitja e Rinasit përplas sekretarin e PD me ministrin Lleshaj

Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sekretari i Përgjithshëm i PD-s, Gazmend Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” mbi grabitjen e ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

“Kur policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti! Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin”, tha Bardhi.

Më tej, Gazmend Bardhi shkruan se më 13 prill protestohet edhe për të kthyer policinë në detyrë.

“Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet”, mbyllet postimi i Gazmend Bardhit.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe reagimi i ministrit Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në Twitter:

“Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!!

Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat