Lleshaj i përgjigjet Bardhit për grabitjen në Rinas dhe premton: Lufta ndaj krimit nuk ndalet!

Shqipëria

Lleshaj i përgjigjet Bardhit për grabitjen në Rinas dhe premton: Lufta ndaj krimit nuk ndalet!

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:07
Vendi i grabitjes

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi lidhur me grabitjen e 2 milion eurove në Rinas.

Në një postim në twitter, Lleshaj thotë se "edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ..... Policinë!!!"

Pavarësisht kësaj, thotë Lleshaj, të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kjo luftë sipas tij nuk mund të ndalet nga askush.

Po çfarë tha Bardhi?

"Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti!

Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat