“Grabitja në Rinas zgjati 5 minuta”, skema e plotë se si ndodhi

Shqipëria

“Grabitja në Rinas zgjati 5 minuta”, skema e plotë se si ndodhi

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:40
Grabitja në Rinas

Një grabitje spektakolare ndodhi pasditen e sotme ku u grabitën 10 milionë Euro në aeroportin e Rinasit.

“E gjithë grabitja ndodhi për 5 minuta”

Kështu deklaroi gazetari Ermal Vija këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”.

Sipas tij grabitësit që dyshohet të jenë 4, të parë nga kamerat e sigurisë, ishin të mirë përgatitur.

Ai tha se ata kishin dijeni për gjithë trasnfertën dhe për orarin e saktë kur nisej avioni. 

Sipas dëshmive të tjera, grabitësit kanë hyrë lehtësisht në mjediset e aeroportit, duke qenë se automjeti i tyre mbante mbishikrimin “Hetimi tatimor”, që dyshohet të jetë falsifikuar.

Ata kanë përdorur më pas maskat, ndërsa kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake, dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe granata dore.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri.

Një prej grabitësve ka mbetur i vrarë me një plumb në kokë. Të tjerët kanë mundur të largohen, duke i vënë më pas flakën automjetit me të cilin udhëtonin.

Njësi të shumta janë vënë në ndjekje të grabitësve, ndersa mësohet se janë lëshuar 4 urdhëra ndalimi ndërsa 40 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat