Mediat greke zbulojnë emrin e personit që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit

Shqipëria

Mediat greke zbulojnë emrin e personit që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat greke kanë zbuluar emrin e personit që mbeti i vrarë gjatë grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit, ku nga avioni thuhet se u vodhën 10 milionë euro.

Sipas mediave të shtetit fqinj, personi që mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, është Admir Murataj.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi dyshohet si organizatori i grabitjes së tre blindave me para, dy në vitin 2015 dhe bnjë në 2017, po në Rinas.

Mësohet se Murataj është arratisur në vitin 2013 nga burgu i Trikalasë në Greqi.

Kështu ai është në kërkim nga drejtësia helene, i dyshuar për plagosje, vrasje dhe grabitje.

Thuehet se ai përdor 15 emra të ndryshëm. Megjithaë lidhur me identitetin e viktimës, nga ana e policisë shqiptare nuk ka konfirmim.

Nga pamjet që qarkulluan lidhur me viktimën, viktima u etiketua si tullac, kur në fakt rezultoi se kishte përdorur një maskë silikoni.

Aktualisht trupi i pajetë i të vrarit, ndodhet në morgun e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat