Grabitja në Rinas, gjendet furgoni i tretë i djegur në Tapizë

Shqipëria

Grabitja në Rinas, gjendet furgoni i tretë i djegur në Tapizë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:27
Furgoni i tretë i djegur në Tapizë

Gjatë natës së djeshme mësohet se në vijim të hetimeve që po bën policia e shtetit për grabitjen e madhe në Rinas është zbuluar edhe nje mjet i cili dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit.

Gjatë natës është gjetur edhe një fugon tjetër i djegur në Tapizës, i cili dyshohet të jetë përdorur nga grupi i personave që morën 10 milionë euro.

Sipas informacioneve në furgonin e djegur janë gjetur edhe armë e municione të cilat dyshohet së jane përdour gjatë grabitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat