Korçë, 1012 persona të ndaluar në tremujorin e parë të vitit

Shqipëria

Korçë, 1012 persona të ndaluar në tremujorin e parë të vitit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:38
Ilustrim

Personave që u është mohuar kalimi në zonën Shengen, nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në këtë hapsirë. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, arsyet e moslejimit të lëvizjes në zonën Shengen të këtyre personave kanë qënë, mungesë e dokumentacionit, mungesë e garancisë financiare në bazë të ditëve të qëndrimit, ekspuls nga vendi i BE.

Arsye të tjera të personave të moslejuar për të kaluar në këtë zonë kanë qënë edhe kthim deportiv  për kalim të paligjshëm të kufirit, tejkalim të ditëve të qëndrimit të parashikuar për në zonën Shengen por edhe në rastet kur arsyet e paraqitura nga shtetasit shqiptarë nuk kanë qënë bindëse për policinë kufitare. Prej më shumë se një viti, policia kufitare ka forcuar masat e kontrollit në pikën doganor të Kapshticës me qëllim moslejimin e personave të parë si të papërshtatshëm për të hyrë në zonën Shengen.

Shtetas të cilët edhe për policinë kufitare kërkojnë të shkojnë në ato vende europiane ku më pas do të kërkojnë statusin e azilkërkuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat