Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se Shteti është në nivel zero, aq sa pas grabitjes, ”Austrian Airline” ndërpreu transportin e parave, pwrcjell “Bota sot”.
Nga ana tjetër, Vasili ka shkruar në një status në Facebook se, këta qeveritarë të liq që s’thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë te Bregu i Lumit, ju hap barku për komandantet e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve.
Postimi i plotë:
Siguria në aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline ndërpreu transportin e parave. Kompania e mirënjohur ”Austrian Airline” vendosi ndërprerjen e transportit të mëtejshëm të parave dhe theksoi se grabitja e parave është ngjarje e përsëritur.
Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymëzuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri.
Kush bashkëjeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata. Këta qeveritarë të liq që s’thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë te Bregu i Lumit, ju hap barku për komandantet e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve.
Presim shkollëpaktin që të na bindë se sa “mirë” është që paratë u grabitën dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin, vetë Austrian Airline e ka fajin vetëm ai jo se ai është me leje krijmtarie.