Pastrohen kanalet e Fierit. Pas 30 vjetësh do të kthejnë tokat për mbjellje

Shqipëria

Pastrohen kanalet e Fierit. Pas 30 vjetësh do të kthejnë tokat për mbjellje

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:42
Fieri

Në fillim të muajit mars, në fshatrat Povelçe, Shënpjetër dhe Darëzezë, ka filluar puna për pastrimin e kanaleve kullues.

Sipas banorëve, kjo është hera e parë që këto kanale pastrohen pas 30 vjetësh. Për vite me radhë, tokat kanë qëndruar djerrë pasi gjatë stinës së dimrit mbuloheshin me ujë.

Kanalet nuk e kryenin funksionin e tyre për kullimin e ujit të tokave bujqësore.

Pastrimi i kanaleve kullues është i domosdoshëm në zonën e Darëzezës dhe fshatrave përreth. Mospastrimi i tyre është bërë shkak i përmbytjeve që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në zonën bregdetare, ku ndodhen 3500 hektarë tokë bujqësore dhe 2250 hektarë pyll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat