Vëllai i grabitësit të vdekur: Nëse s’i gjen policia, do t’ia gjej vet shokët që e lanë në rrugë

Shqipëria

Vëllai i grabitësit të vdekur: Nëse s’i gjen policia, do t’ia gjej vet shokët që e lanë në rrugë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:44
Vëllai i grabitësit që u vra dje në Rinas

Pasi identifikoi në murg trupin e Admir Muratajt, bashkë me kunatën, në një prononcim për mediat, vëllai i Admirit thotë se prej 2 vitesh nuk komunikonte me vëllain e tij.

Ai nuk e pranon që vëllai i tij, të ketë qenë organizator i grabitjes në aeroport ndërsa thotë se ende nuk e ka të qartë se prej kujt u vra vëllai i tij.

“Ishte në kërkim vëllai, prej dy vitesh nuk kam komunikuar me të. Policia ka ardhur ka ushtruar kontrolle në shtëpi. Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët s’do ti shohim kush janë shokët ata që e kanë lënë në rrugë ose  t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia”, ka thënë vëllai i grabitësit që u vra dje në Rinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat