KQZ shqyrton të enjten procedurën e kontrollit të financimeve të partive

Shqipëria

KQZ shqyrton të enjten procedurën e kontrollit të financimeve të partive

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:50
Pamje nga mbledhja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shqyrtojë në mbledhjen e 11 prillit, projekt vendimin për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore”.

Po ashtu, KQZ do shqyrtoj projekt vendimin për miratimin e formateve të standardizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik.

Gjithashtu, KQZ do të shqyrtojë raportin e auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore.

Gjithashtu, KQZ do shqyrtojë edhe projekt vendimin për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.1, datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat