Ndërtohet skema, 90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas - Bota Sot
Ndërtohet skema, 90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas

Shqipëria

Ndërtohet skema, 90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:31
Pamje nga video

Zbardhet e gjithë dinamika dhe ndërtohet skema e grabitjes së shtatë thasëve ma para nga barku i avionit në pistën e aeroportit të Rinasit.

E gjithë hyrja dhe dalja e fugonit të bardhë të grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Ata janë futur, nga kjo portë të cilën e shikoni në pamje, e cila shërben për  hyrjen e zjarrfikësve. Grabitësit, kanë spostuar një bllok betoni duke e lidhur me kavo dhe e kanë tërhequr dhe kanë krijuar lehtësi hyrje. Duket se grabitësit kanë qenë të mirëinformuar, pasi kjo është e vetmja portë në aeroport që nuk ka kamera sigurie të orientuara nga hyrja dhe grabitësit kanë vepruar për të hapur derën pa u pikasur nga askush.

Nga kjo derë, që e shikoni në ekran në pamjet e transmetuara nga ‘Report tv’, furgoni i grabitësve ka kaluar të gjithë perimetrin e terminalit të pasagjerëve ku janë edhe sallat e kompanisë së sigurisë ICTS.

Me shpejtësi, fugoni i 4 grabitësve është afruar  tek avioni i “Austria Airlines” ku paratë e transportuara nga 4 banka po vendoseshin në avion dhe në 90 sekonda kanë arritur të zbatojnë të gjithë planin. Të veshur si komando e të maskuar ata kanë kërcënuar me armë punonjësit e aeroportit dhe të kompanisë së sigurimit ICTS.

Pasi kanë marrë 7 thasët me para, grabitësit janë drejtuar një tjetër dalje, tek kjo derë e cila ndodhet pranë parkimit C3 që lidh më pas me rrugën që të çon për në drejtim të Tapizës.

E gjithë grabitja ka nisur në orën 14. 40 minuta pikërisht në momentin kur ndërroheshin turnet e stafit të aeroportit.

Sapo ndodhi grabitja, punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë e Shtetit dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të fugonit të grabitësve.

Rreth një kilometër larg aeroportit, pati edhe shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë, ku mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj. Nga të dhënat nga grupi hetimor, dyshohet se tre grabitësit e tjerë janë larguar me dy mjete. Dy prej grabitësve u larguan me makinën që u gjet nga policia e djegur në Bathore dhe një tjetër grabitës është larguar me një fugon të gjetur në zonën e Tapizës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...