Policia tërheq makinën e djegur brenda tunelit në Tapizë, RENEA dhe FNSH vazhdojnë kërkimin e grabitësve

Shqipëria

Policia tërheq makinën e djegur brenda tunelit në Tapizë, RENEA dhe FNSH vazhdojnë kërkimin e grabitësve

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka tërhequr pak çaste më parë furgonin e djegur në Tapizë, i cili ishte futur dhe shkrumbuar brenda një tuneli ushtrie në këtë zonë.

Ndërsa në terren janë FNSH dhe RENEA duke krehur të gjithë zonën, me qëllim kapjen e grabitësve, të cilat arritën të merrnin nga brenda aeroportit të Rinasit një shumë prej 10 milionë eurosh.

Deri tani janë gjetur tre makina të djegura, skemë kjo, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të çoroditur Policinë e Shtetit.

Grupi hetimor dhe prokurorët  po bëjnë gjurmime me mjete speciale në  zonën ku u gjet makina e djegur, ndërsa pritet të dokumentohen prova, të cilat më pas do të çojnë në zbulimin e mundshëm të grabitësve të parave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat