Shkelje me ‘Akreditimet në Shëndetësi’, çohet në prokurori drejtori i burgut të Vlorës

Shqipëria

Shkelje me ‘Akreditimet në Shëndetësi’, çohet në prokurori drejtori i burgut të Vlorës

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:09
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi gjatë raportimit javor të rezultateve të luftës kundër korrupsionit se Task Forca Anti-korrupsion ka gjetur me shkelje Drejtorinë e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore duke kërkuar vërejtje për drejtorin, përgjegjësin dhe 7 specialistë të këtij institucioni.

“Nga kontrolli janë gjetur parregullsi në mbajtjen e dokumenteve në mospërputhje me ligjin në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore. Janë rekomanduar 9 masa, vërejtje për drejtorin e institucionit, përgjegjësin dhe 7 specialistë të akreditimit dhe të drejtave të pacientit. Janë marrë masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit” deklaroi ministrja.

Gjithashtu është dërguar për ndjekje penale drejtori i burgut të Vlorës dhe disa punonjës të tjerë për falsifikim dokumentesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat