Kryemadhi u “qan” hallin fermerëve dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë asnjë investim

Shqipëria

Kryemadhi u “qan” hallin fermerëve dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë asnjë investim

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:10
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë sot në Leshnicë të Progradecit, nga ku ka dhënë edhe një mesazh.

Në një postim të bërë në Facebook, ajo ka shkruar se nuk ka pasur “asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës. Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale”.

“LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit. Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se sa ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.”, ka shkruar a ajo më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat