Gazetarët paguhen me vonesë

Shqipëria

Gazetarët paguhen me vonesë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

Mosmarrja e pagave në kohë mbetet një ndër problemet me të cilën hasen gazetarët shqiptarë. Shqetësimi ngrihet nga Unioni i Gazetarëve që ka publikuar raportin e tremujorit të parë të këtij viti mbi situatën në media.

Aleksandër Çipa: "Situata më e rëndë është në atë që quhet media e re teknologjike. Portalet apo televizionet online që janë ngritur me shpresën e revolucionit mediatik po shkelin në rrugën e abuzimit tradicional. Gazetarët apo punonjësit e tjerë paguhen një herë në tre muaj dhe raportoj me përgjegjësi se media të ndryshime online si pasojë e kaosit që mbizotëron ka 6 muaj e më shumë që nuk i paguajnë punonjësit."

Pikërisht kjo situatë i bën gazetarët më të pasigurt duke rritur dhe vetëcensurimin. Kreu i Unionit të Gazetarëve u shpreh se ka një përkeqësim të klimës mes pushtetit politik dhe atij mediatik.

Aleksandër Çipa: "Klima midis marrëdhënieve të pushtetit politik, ekzekutiv dhe pushtetit mediatik po përkeqësohet. Është një relacion në frustrim të shtuar."

Aleksandër Çipa thotë se numri i gazetarëve që emigrojnë për kushte më të mira pune është shtuar, por ende nuk ka të dhëna të sakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat