Grabitja ne Rinas, ministri Lleshaj: Autorët lanë shumë prova materiale

Shqipëria

Grabitja ne Rinas, ministri Lleshaj: Autorët lanë shumë prova materiale

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:14
Sandër Lleshaj

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet në një konferencë për median lidhur me grabitjen e ndodhur dje në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë.

"Nga analiza rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë në përgjegjësi të kompanisë koncesionare të aeroportit. Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur që përgjigjet për sigurinë fizike nuk kanë arritur të zbatojnë standardet.

Autorët e sulmit kanë lënë në dorë të policisë prova të shumta materiale. Pas humbjes së djeshme të një anëtari të saj banda ka marrë një goditje shkatërruese"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat