E njohu gruaja, familjarët e grabitësit të vrarë në Rinas shpërthejnë në lot

Shqipëria

E njohu gruaja, familjarët e grabitësit të vrarë në Rinas shpërthejnë në lot

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:59
Familja e Admir Muratajt

Bashkëshortja e Admir Muratajt, Albana Murataj së bashku me familjarë të tjerë është marrë në pyetje nga policia ditën e sotme. 

Së funmdi ajo është dërguar edhe në morg ku ka njohur dhe konfirmuar viktimin si bashkëshortin e saj, AdmirMurataj. 

Kujtojmë se Murataj u vra dje pas grabitjes së miliuona eurove në Rinas, gjatë një shkëmbimi zjarri me FNSH dhe RENEA-n. 

Mësohet se Murataj e ka marrë plumbin në pjesën e syrit, dhe kjo ka bërë të vështirë identifikimin e trupit nga ana e familjarëve.

Duke folur për gazetarët e pranishëm, i vëllai është shprehur se lajmin e kishte mësuar nga televizionet, dhe ishte kthyer nga Kosova për të mësuar më shumë për ngjarjen. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat