Reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar! Ja si parashikohet moti nesër

Shqipëria

Reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar! Ja si parashikohet moti nesër

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:03
Ilustrim

Deri në mesditë do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Për pasojë; vranësira të dendura dhe reshje shiu do të dominojnë në Veri dhe zonat Qendrore.

Në mbrëmje dhe orët e natës, paraqiten kryesisht vranësira dhe intervale kthjellimesh, ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë në ekstremin Verior të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6 gradë C deri në 22 gradë C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat