Sot parlament dhe protestë

Shqipëria

Sot parlament dhe protestë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:13
Foto

Ditën e sotme do të mblidhet seanca parlamentare, ndërkohë opozita do të mbajë protestë.

Mësohet se në seancën parlamentare do të raportohet progres raporti i Shqipërisë për ecurinë në BE. Pritet që të ketë debate në parlament pasi edhe deputetët e rinj do të kërkojnë shpjegime nga ministri Cakaj për këtë proces.

Po ashtu pritet të ketë debate edhe për grabitjen në Rinas. Gjithashtu pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj të opozitës.

Nga ana tjetër opozita do të zhvillojë një protestë, e cila do të nisë nga ministria e Brendshme.

Policia ka marrë masa për këtë protestë, por numri i efektivëve të policisë është më i ulët se zakonisht. Ata janë vendosur pranë kryeministrisë dhe para parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat