Rama: Deri në fund të mandatit, të gjitha konviktet në Shqipëri të rindërtuara

Shqipëria

Rama: Deri në fund të mandatit, të gjitha konviktet në Shqipëri të rindërtuara

Më: 11 prill 2019 Në ora: 10:10
Edi Rama

Kryeministri Rama, gjatë një takimi me studentët në Qytetin Studenti, tha se të gjitha konviktet në Shqipëri do rindërtohet brenda këtij mandati.

Edi Rama: "Besoj se deri në fund të këtij mandati të gjitha konviktet e Shqipërisë do jenë rindërtuar. Ndërkohë për pjesën e brendshmeve të dhomave ndërhyrja do bëhet gjatë verës, normal nuk mund të ndërhyhet ndërkohë që jeni aty dhe kur të ktheheni do i keni dhomat me të njëjtin standard siç janë mjediset e përbashkëta. Ndërkohë ne do vazhdojmë me punimet e tjera."

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se deri në fund të verës do jenë përfunduar punimet në të gjitha konviktet në Qytetin Studenti.

Erion Veliaj: "Kanë përfunduar tre deri tani. Ndërkohë kemi në proces 11 dhe pritet të fillohet puna në 5 të tjera. Për Qytetin Studenti para verës do kenë filluar të 5-ta dhe në fund të verës do kenë mbaruar të gjitha."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat