Rama: Raporti në maj do rekomandojë hapjen e negociateve

Shqipëria

Rama: Raporti në maj do rekomandojë hapjen e negociateve

Më: 11 prill 2019 Në ora: 10:57
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në parlament dhe ka folur për negociatat me BE-në.

Kreu i qeverisë tha se në fund të majit do rekomandohet pa kushte integrimi i Shqipërisë.

“Progresi në fund të majit do rekomandojë pa kushte integrimin e Shqipërisë. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat me BE, është shumë e rëndësishme që të kuptohet që çelja e negociatave është një vendim që merret nga Këshilli Evropian. Vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm atje.”-tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat