Rudina Hajdari: Vendi në krizë, zero rezultat në luftën ndaj korrupsionit

Shqipëria

Rudina Hajdari: Vendi në krizë, zero rezultat në luftën ndaj korrupsionit

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:16
Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari nga Kuvendi ka thënë se raporti i ministrave të qeverisë për ecurinë e progresit të vendit nuk është i saktë.

Sipas saj vendi është në një krizë institucionale dhe lufta ndaj korrupsionit është në fazën zero.

“Faktet nuk gënjejnë, ka ardhur koha të themi të vërtetën, që shqiptarët po përballen me një krizë të thellë institucionale.

A janë të vërteta ato që thuhen në raportin e ministrave?

Vitin e kaluar BE dha një deklaratë dhe na paraqiti detyrë kryesore rishqyrtimin për çeljen e negociatave. A jemi sot më mirë se një vit më parë.
A është përmbushur kjo ëndërr? Raporti tregon ndryshe, raporti i ministrave thotë se kemi rezultate të jashtëzakonshme, sa është e vërtetë kjo?
Mendimi im është që jo. Sepse Këshilli i BE, tha se Shqipëria ka 5 probleme kryesore, sikundër iu tha Maqedonisë,të cilët i kanë shanset me të larta se ne.

Këto 5 kushtet duhet të kishin arritje gjatë këtij viti. Kemi zero rezultat kundër luftës së korrupsionit. Paaftësia ndaj krimit të organizuar tregon qartë se nuk kemi vullnet në përparimin në këtë pjesë.

Rasti më flagrant është ai i Klement Balilit, i cili trajtohet si i preferuar i gjykatës së Tiranës. Të kalojmë edhe te reforma në drejtësi. Edhe pse është cilësuar si një arritje e madhe, nuk ka pasur asgjë të prekshme për qytetarët shqiptarë deri më sot.”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat