Gati “qyteti i fëmijëve”. Qendra hapet në Korçë

Shqipëria

Gati “qyteti i fëmijëve”. Qendra hapet në Korçë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:41
Foto

Në ditët kur fëmijët janë të prirur të mbushin kohën e tyre të lirë me lojëra në kompjuter, celular dhe të varen nga teknologjia, në Korçë ka përfunduar ndërtimi i “Qytetit të Fëmijëve”.

Një projekt që synon të gjallërojë dhe përmirësojë cilësinë e jetës për fëmijët, duke i angazhuar në aktivitete me tematikë social-kulturore-sportive.

Kompleksi i ndërtuar posaçërisht për fëmijët është i pari i llojit të tij në Shqipëri dhe pritet të ofrojë një larmi aktivitetesh për t’u ofruar atyre sa më shumë gjallëri.

Një mjedis i posaçëm i është kushtuar fëmijëve të moshës 1-3 vjeç, por pa harruar edhe më të rriturit të cilët do të kenë në dispozicion dhoma muzike, pikture, artizanati dhe një amfiteatër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat