Çfarë do të ndodhë në protestën e 13 prillit?

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë në protestën e 13 prillit?

Më: 12 prill 2019 Në ora: 07:02
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, thotënse Edi Rama “nuk ka parë gjë akoma” dhe shton se partia e saj dhe të tjerat në opozitë janë ende në protesta paqësore.

Zonja Kryemadhi duke folur në A2 tha se beteja e opozitës nuk është me godinat dhe individët, por me fenomenin.

“Ajo që më bën mua të shqetësohemi… se tani e kuptoj unë se çfarë ka ndodhur me djegien e mandateve. Deputetët e LSI janë më të lumtur sot që kanë djegur mandatet sesa ditën kur i kanë marrë mandatet. Çfarë ka ndodhur? Urrejtja, varfëria, kapja e shtetit, ka krijuar një atmosferë që deputetët janë njerëzit më të urryer të shoqërisë shqiptare. Kujtoni ju se ne nuk marrim dot godinën e Parlamentit me 100 policë që janë aty janë të paarmatosur? Për të mos thënë që edhe të gjithë bashkë e urrejnë Edi Ramën më shumë se sa ne. Por beteja nuk është me godinat, as me Edi Ramën si individ. Ai është viktimë e kapjes së krimit. Beteja jonë është me fenomenin. Edi Rama le të shkojë të jetojë me familjen e tij, por nuk mund të kapë shtetin ai. Nuk drejtohet në këtë mënyrë Shqipëria”.

Çfarë do të ndodhë në protestën e 13 prillit?

Zonja Kryemadhi tha: “Do të jetë protesta më e madhe. Kemi dëgjuar gjëra nga më të ndryshmet për orarin, e cila do të jetë në orën 18:00, por protesta është spostuar për në këtë orar pasi temperaturat kanë qenë të larta në të shkuarat. Nuk e kishim parashikuar se mund të binte edhe shi. Po të jetë për t’i bërë gjëmën Edi Ramës ia bën kur të duash. Ai ka frikë vetëm për kurrizin e tij. Shumë socialistë do të jenë pjesë e protestës së opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat