Berisha: Rusia ka marrë zemrën e industrisë së Shqipërisë, kreu i SHISH i ka sytë e zënë me shami

Shqipëria

Berisha: Rusia ka marrë zemrën e industrisë së Shqipërisë, kreu i SHISH i ka sytë e zënë me shami

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:24
Sali Berisha

Deklaratat e kryeministrit Rama dhe kreuit të SHISH për ndikim rus në Shqipëri, Berisha i quan propagandë.

Por ish-kryeministri Berisha deklaroi për RTV Ora se nëse ka një ndikim të tillë është ai në ekonomi, ku kompania ruse Gunvor ka marrë zemrën e industrisë së Shqipërisë.

Berisha: Që të dy i kanë propagandistike. Kreu i SHISH kur fliste për kërcënim rus në Shqipëri duhet tu thoshte se Gunvor, kompania e lidhur personalisht me Carin e Rusisë ka naftën e Shqipërisë, ka marrë zemrën e industrisë së Shqipërisë, Ballshin, Duhet ti thoshte shqiptarëve kreu i SHISH se në funksion të kompanisë ruse Gunvor është vënë e tërë kompania e Bankers. Me vendim gjykate të diktuar nga fillimi në fund nga krye krye kreu, Bankers është i detyruar ti dorëzojë naftën Gunvor. Nëse kemi të bëjmë më ndikim rus real kemi të bëjmë më ndikim të thellë në këtë qeveri. Këtë nuk e tha kreu i SHISH, se ai i ka sytë e zënë me shami nga ai që e emëroi Edvin Kristaq Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat