Berisha: Holanda votoi rikthimin e vizave për Shqipërinë

Shqipëria

Berisha: Holanda votoi rikthimin e vizave për Shqipërinë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:10
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Parlamenti i Holandës ka votuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. Në një status në Facebook, Berisha thotë se ky është një ndëshkim i rëndë për Shqipërinë dhe kjo bëhet për shkak të keqqeverisjes nga Edi Rama.

Statusi i Sali Berishës

Nje ndeshkim i rende per Shqiperine!

Parlamenti i Mbreterise se Hollandes voton rikthimin e vizave per shqiptaret.

Te dashur miq, nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij shqiptaret jo qe nuk do te hapin negociatat me BE por rrezikon shume seriozisht te humbasin nje nder arritjet me te medha te jetes tyre, levizjen e lire ne Europe, Hapsiren e Shengenit.

Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkes te tre grupeve parlamentare konkretisht te Partise Kristian Demokrate, Partise Socialiste, dhe Partia e Lirise votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal.

Keshtu Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Krimit behet vendi i pare per te cilin votohet nga nje vend anetar i BE rikthimi i vizave per qytetaret e saj. Po rikujtoj ketu se ne viti 2010 qeveria e Mbreterise se Hollandes ka qene mbeshtetes kryesore i yni per heqjen e vizave. Por rritja e madhe e kriminalitetit me origjine shqiptare dhe numrit te azilkerkuesve detyruan ne vitin 2017 agjenesite ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes t’u kerkojne autoriteteve te tyre vendimarrese rikthimin e vizave per shqiptaret. Rendimi i metejshem i ketyre problemeve sollen ne votimin e djeshem qe perben ne rast zbatimi nje ndeshkim tejet te hidhur per shqiptaret. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat