Në mungesë të PD-LSI, anëtarët e KZAZ-ve nga shoqëria civile

Shqipëria

Në mungesë të PD-LSI, anëtarët e KZAZ-ve nga shoqëria civile

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:21
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me përgatitjen e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit nga ana e PD-së dhe LSI-së si dhe me mungesën e ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor.

KQZ ka konstituuar 16 KZAZ në Tiranë dhe 8 në Durrës, ku në mungesw  të anëtarëve të opozitës janë vendosur nga shoqëria civile.

Përveç 16 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në kryeqytet janë konstituuar edhe 8 në Qarkun e Durrësit. KQZ vijon të përgatisë punën për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, pavarësisht se PD dhe LSI nuk kanë dërguar listën me komisionerë. Në mungesë të tyre KQZ ka emëruar persona jopolitikë që kanë aplikuar për t’u angazhuar në administrimin e zgjedhjeve vendore.

90 është numri i KZAZ-ve në të gjithë Shqipërinë, me nga 7 anëtarë secili ku në komisionet me numër tek kryetari i takon opozitës, ndërsa në ato çifte PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat