Meta: Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë ka probleme

Shqipëria

Meta: Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë ka probleme

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:25
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për studentët dhe ligjin e arsimit të lartë. Në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, kreu i shtetit ka deklaruar se protestat e drejta të studentëve treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme.

Meta: Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse. Reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies  dhe të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika.

Duke folur për kartën e studentit, Meta tha se vonesat janë të pajustifikaura.

Meta: Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar . Ajo është detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat