Ambasadorja gjermane tjetër thirrje opozitës: Merrni pjesë në zgjedhjet vendore

Shqipëria

Ambasadorja gjermane tjetër thirrje opozitës: Merrni pjesë në zgjedhjet vendore

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:47
Susanne Schutz

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz u ka bërë sot sërish thirrje të gjitha partive që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. "Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor. Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit.

Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”tha ambasadorja.

Ambasadorja Susanne Schütz  e bëri deklaratën pas takimit me Drejtoreshën Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC), ku kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019. Opozita nesër do të zhvillojë protestën e radhës, ndërsa Basha deklaroi sot se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje, teksa kërkon largimin e Ramës dhe një qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat