Pas konfiskimit të pasurisë së Admir Murataj kërkohet sekuestrimi i pasurisë së vëllezërve

Shqipëria

Pas konfiskimit të pasurisë së Admir Murataj kërkohet sekuestrimi i pasurisë së vëllezërve

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:47
Admir Murataj

Pas konfiskimit të 300 mijë eurove si dhe 8 makinave luksoze të Admir Murataj, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë dhe të dy vëllezërve të tij si Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Can Murataj si dhe familjarëve të tyre.

Admir Murataj mbeti i vrarë në grabitjen e miliona eurove të ndodhura më 9 prill në aeroportin e Rinasit dhe sipas ministrit të Brendshem ai ishte kreu i bandës.

"Ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre" thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Është kërkuar sekuestrimi i pasurive të Admir Murataj, Aleksandër Murataj, Ilir Murataj dhe Albana Alidhima.  

"Shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.. "Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme" vijon dokumenti. 

Pasurite e Aleksander Murataj 

Shtetasi Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;

Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;

Truall në emër Shpëtim Murataj(Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;

Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;

Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.

Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës,  porositur për 90.000 EURO;

Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.

BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fuoristradë Mercedes Benz;

FuoristradëBMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;

DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volksëagen Tiguan;

Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

 Kërkesa u bë nga prokurorët e Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana. 

Konfiskimi i 300 mije euro dhe makina luksoze te Admir Murataj -  Mësohet se më 4 mars 2019 ka nisur një procedim pasuror nr 2 mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda..  Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre dhe prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale. Gjithashtu shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal edhe 8 makina luksoze. 

BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fuoristradë Mercedes Benz;

Fuoristradë BMW  X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;

DODGE, (makine)  sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volkswagen Tiguan;

Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

 Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt

Admir Murataj ne gjykim prej marsit 2018 - Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykim grupin e Admir Murataj duke e akuzuar per tre grabitjet e medha qe ndodhën në rrugën e Rinasit.

Në 13 mars 2018, u vendos ndarja e procedimit penal në dy procedime më vete. Dosja në ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, u dergua  në gjykim. Dosja e dyte duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, të paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

U moren te pandehur

Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë. I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i dënuar më parë,  me masë sigurimi arrest në burg. 
 

Ernest Kupa, lindur  në Krujë, banues nëTiranë,  i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg. 
 

Neim Avdulaj, lindur  në Vlorë, banues nëTiranë,  i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg. 
 

Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg. 
 

Admir Çerpja,  lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë,Dibër, banues në Kamëz, i padënuar. 
 

Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. 
 

Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me masë sigurimi arrest në burg. 
 

I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. 
 

8. Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar. 
 

9. Aleksandër Murataj lindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg.

Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

 Grabitjet per te cilat akuzohen

Grabitja në tunelin e bankës, më 13 shkurt 2015 gjatë transferimit nga nje banke e nivelit te dyte për në në Vjenë, Austri nga Rinasi të 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogram.

Grabitja në Qafë Kashar më 3 dhjetor 2015 gjatë transferimit nga nje banke e nivelit te dyte për në në Vjenë, Austri nga Rinasi të1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.

Grabitja pranë universitetit “Epoka”, më 9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga nje banke e nivelit te dyte për në Rinas, të 2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat