Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se Lleshaj dhe Veliu janë takuar me drejtuesit e Policisë dhe me prefektin Gledian Llatja. Vizita e tyre vjen pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Elbasanit, Altin Qato.
Ndërsa, vendin e Qatos e zuri Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit.
Muça ka qenë dhe drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, ku u ekzekutuan katër oficerë policie.