Protesta/ Rrethohet Kryeministria, ja sa forca policie do jenë në terren

Shqipëria

Protesta/ Rrethohet Kryeministria, ja sa forca policie do jenë në terren

Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:34
Kryeministria

Nderkohe qe opozita ka paralajmëruar për protestë pasditen e sotme në orën 18:00, policia ka marre te gjitha masat per garantuar sigurinë e ndërtesës së Kryeministrisë.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës dhe gardhi metalik qe do te mbaje protestuesit ne distance nga ndertesa e qeverise.

Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.

Për protestën eshte njoftuar se do të angazhohen rreth 1500 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat