Grabitja/ Admir Muratajn e vrau Policia apo shokët? Ja çfarë do e përcaktojë

Shqipëria

Grabitja/ Admir Muratajn e vrau Policia apo shokët? Ja çfarë do e përcaktojë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:35
Admir Murataj

Në njoftimin e vetëm që Policia e Shtetit dha për grabitjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, shprehej se një nga autorët kishte mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë.

“Pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas, dyshohet se disa persona, ende të paidentifikuar, me maska dhe armë, pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH-së dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes”, thuhej në njoftimin e Policisë më datë 9 prill. Por edhe pse ky ishte një version zyrtar, ish-drejtues Policie, por edhe analistë të ndryshëm, hodhën dyshime se Admir Murataj mund të mos ishte vrarë nga Policia, duke drejtuar gishtin nga bashkëpunëtorët e tij.

Edhe vëllai i tij, gjatë një prononcimi për mediat pas identifikimit të trupit në morg, i pyetur nga gazetarët nëse ka dijeni se si ka ndodhur vrasja, nëse e kishte vrarë Policia apo shokët e tij, nuk mundi të jepte një përgjigje konkrete.

“Nuk kemi asgjë të saktë deri tani. Dimë që thonë se e kanë hedhur shokët e vetë aty dhe kaq”, u shpreh ai. Megjithatë, do të jetë ekspertiza balistike, që do të përcaktojë saktësisht autorësinë e vrasjes. Pritet ekzaminimi i predhës për të mësuar se nga çfarë arme ka dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat