Xhaçka: Batalioni i II i këmbësorisë i gatshëm të lëviz ku ka nevojë NATO

Shqipëria

Xhaçka: Batalioni i II i këmbësorisë i gatshëm të lëviz ku ka nevojë NATO

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:23
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se Batalioni i II i këmbësorisë i certifikuar si i gatshëm për luftim nga NATO, tregon se mund të vihet në lëvizje kudo që aleanca ka nevojë.

“Aftësia për t’u dislokuar është një ndër elementët kryesorë për një strukturë ushtarake. Batalioni i II i këmbësorisë, certifikuar si i gatshëm për luftim nga NATO dhe në dispozicion të saj, tregoi se mund të vihet në lëvizje në çdo çast, kudo ku Aleanca ka nevojë”, shprehet Xhaçka.

Po ashtu Xhaçka shton se “300 trupa dhe 80 mjete, Batalioni II i këmbësorisë teston kapacitete dislokuese. Një ndër pikat e forta Batalionit është aftësia për t’u dislokuar, kudo dhe kurdo. B2K, bërthama e grup-batalionit të certifikuar në NATO. Grup-batalioni i këmbësorisë së lehtë, është certifikua nga NATO si i gatshëm për luftim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat