Marrëveshja me Bujqësorin, reagon Veliaj: Vendimi i UBT, triumf i arsyes

Shqipëria

Marrëveshja me Bujqësorin, reagon Veliaj: Vendimi i UBT, triumf i arsyes

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:02
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë midis Bashkisë Tiranë, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson arritjen e kësaj marrëveshje si triumf të arsyes, ndërsa thekson se përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë.

“Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”, shkruan Veliaj në twitter.

Sipas kësaj marrëveshje, Universiteti Bujqësor i Tiranës pranon dhe bie dakord që shkolla e integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.

Universiteti Bujqësor i Tiranës angazhohet dhe mbështet Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës së re, sipas gjurmës së ndërtimit të përcaktuar në studimin e Bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat