Fermerët e Devollit s'kanë treg për mollët, mundi i një viti shkon në lum

Shqipëria

Fermerët e Devollit s'kanë treg për mollët, mundi i një viti shkon në lum

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:51
Foto

Mollët e fermerëve të Devollit po përfundojnë në lumë. Shkaqet kryesore mbeten mungesa e tregut dhe shitja nën kosto e tyre.

Devoll- Puna e një viti e fermerëve të fshatit Mançurisht ka përfunduar në lumin Devoll. 

Fermerët  e kësaj zone nuk shohin më rrugëzgjidhje. Prodhuesit e mollës që më parë rrëmbenin disi fitime, sot janë në mëshirë të fatit dhe në mungesë të tregut.

"Erdhi mesi i prillit dhe pjesa dërrmuese e mollës është në magazinë dhe po prishet" thotë një fermer.

"Kur nuk shkon patatja kryeministri thotë mbilleni mollë. Kur shkon patatja thotë mbilleni patate po vit për vit do e ndërroj unë. Molla është 250 lekë një rrënjë"  thotë një fermere tjetër.

 Vetëm pak kg mollë mund të shkojnë në treg. Të tjerat për shkak të stokut të një viti janë kalbur tërësisht. Fermerët apelojnë për marrjen e masave urgjente pasi e vetmja e ardhur për famijet e tyre është bujqësia.

"Po të hapësh magazinën e ke plot me mollë. Me 10 lekë kemi shitur shumicën, tani me 3 lekë po i marrin për lëngje dhe tani po i hedhim në lumë. Nuk shkon kjo punë kështu, të na gjejnë treg" thonë fermerët

Mungesa e tregut për mollët paraqitët shqetësuese në gjithë rrethin e Devollit. Konkretisht në fshatin Mancurisht, Proger dhe  Cangonjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat