Masat shtesë për protestën: Kryeministria rrethohet me gardhe hekuri e kamera

Shqipëria

Masat shtesë për protestën: Kryeministria rrethohet me gardhe hekuri e kamera

Më: 13 prill 2019 Në ora: 15:18
Foto

 

Protesta e tretë kombëtare e thirrur nga opozita ka sjellë mobilizimin e policië së shtetit për të ndërmarrë masa shtesë.

E gjtihë kryeministria është e rrethuar me gardhe hekuri, ndërsa perimetri perrreth monitorohet me kamera sigurie. 

Më shumë se 1500 efektivë policie janë angazhuar në mbarëvajtjen e protestës që nis në orën 18, ndërsa mobilizimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit.

Automjetet me xhama të errët ose të mbyllura, i janë nënshtruar kontrolleve, ndërsa qarkullimi në sheshin para kryeministrisë u bllokua pak orë para tubimit.

Dera hyrëse e kryeministrisë është izoluar me material të fortë, për të shmangur dëmtimin e mundshëm, ndërsa përballë është montuar një skenë me foni. 

Duke marrë shkas nga përplasjet e herëpas hershme të protestuesve gjatë manifestimeve të mëparëshme të opozitës, pas godinës së qeverisë ndodhen 4 autobotë me ujë, në gadishmëri për të shmangur mësymjen në kryeministri. 

Shtyllat me graso dhe kamerat me rezolucion të lartë mbeten të pandryshuara si në çdo protestë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat